Lidhje

Ish-gjenerali Petreas merr detyrën e drejtorit të CIA-s


Ish-gjenerali Petreas merr detyrën e drejtorit të CIA-s
Ish-gjenerali Petreas merr detyrën e drejtorit të CIA-s

Ish gjenerali David Petreas, që komandoi trupat amerikane gjatë luftës në Irak dhe më pas në Afganistan, filloi sot detyrën e re të drejtorit të agjencisë së zbulimit, CIA-s.

Gjenerali Petreas bëri betimin të martën në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një ceremonie me dyer të mbyllura, para nën presidentit Xho Bajden.

David Petreas është drejtori i 20 i agjencisë së zbulimit që nga krijimi i saj. Ai vjen në këtë detyrë vetëm disa ditë para përvjetorit të 10 të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011, në Nju Jork dhe Uashington. Ish drejtori i CIA-s deri tani Leon Paneta, u bë Sekretar i Mbrojtjes. David Petreas, në moshën 58 vjeçare, ka shërbyer për 37 vjet në ushtri. Detyra e tij e fundit ka qënë komandat i forcave të NATO-s në Afganistan.

XS
SM
MD
LG