Lidhje

Ish-gjenerali serb Peresiç dënohet me 27 vjet burgim


Ish-gjenerali serb Peresiç dënohet me 27 vjet burgim
Ish-gjenerali serb Peresiç dënohet me 27 vjet burgim

67 vjeçari Momçillo Perisiç u duk i ngurtë kur dëgjoi nga tribunali i Kombeve të Bashkuara se ai ndoshta do ta kalonte pas hekurave të qelisë pjesën që i ka mbetur të jetës për krime lufte në Ballkan.

Vëzhguesit në gjyq thanë se dënimi me 27 vjet burg përfundimisht konfirmon mbështjetjen e gjerë për rebelët serbë në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci.

Përpjekjet e mëparshme për të gjetur një lidhje mes Jugosllavisë së shpërbërë dhe forcave serbe që kundërshtonin pavarësinë e republikave ishin jobindëse dhe morën fund kur ish Presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç vdiq në qelin e tij në vitin 2006.

Gjykata e gjeti fajtor ish shefin e ushtrisë Perisiç për disa krime, përfshi rrethimin 42 mujor të Sarajevës, goditjen me snajper të civilëve të pafajshëm dhe goditjen e pamëshirshme me artileri nga forcat nën komandën e tij.

Kryetari i trupit gjykues Bakone Moloto spjegoi akuzat.

“Trupi gjykues gjeti me shumicë votash se ju jeni fajtor si ndihmës dhe nxitës në bazë të artilkullit 7-1 të statutit në këto raste. Pika një, vrasje si krim kundër njerëzimit, në lidhje me Sarajevën. Vrasje në kundërshtim me ligjet apo zakonet e luftës që lidhen me Sarajevën.Veprime ç’njerëzore, plagosjen dhe vrasjen e civilëve si krim kundër njerëzimit që lidhen me Sarajevën...Sulme kundër civilëve si shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës që lidhen me Sarajevën."

Gjykatësit po ashtu e gjetën fajtor zotin Perisiç për dhënien e ndihmave ushtarake për forcat serbe të Bosnjës, të cilët vranë rreth 8 mijë burra dhe djem mysliman në Srebrenicë. Masakra e vitit 1995 ishte mizoria më e tmerrshme në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por, gjykatësi Moloto tha se zoti Perisiç nuk ishte gjetur fajtor nën akuzat se ai ishte përgjegjës direkt për vrasjet masive në postin e oficerit të lartë për forcat serbe të Bosnjës.

“Trupi gjykues konstaton se ju nuk jeni fajtor si ushtarak i lartë për deshtimin për të parandaluar krimet nga vartësit tuaj ose për të dënuar autorët e krimit.”

Mes të tjerëve që po gjykohen për masakrën e Srebrenicës janë edhe ish gjenerali serb i Bosnjës Ratko Mlladiç. Gjykata tha gjithashtu se Perisiç komandoi forcat përgjegjëse për goditjen me predha të kryeqytetit kroat, Zagreb në vitin 1995.

Megjithatë, në një dekleratë, ministri i mbrojtjes së Serbisë, Dragan Sutanovaç, e kritikoi dënimin duke thënë se ishte “shumë i rëndë” dhe siç tha ai “hapë plagë të vjetra” në një kohë kur republikat e ish Jugosllavisë po “përpiqen të punojnë për ripajtim”.

XS
SM
MD
LG