Lidhje

Ish guvernatori i Illinoit, Rod Bllagojeviç, dënohet me 14 vjet burgim


Ish guvernatori i Illinoit, Rod Bllagojeviç, dënohet me 14 vjet burgim
Ish guvernatori i Illinoit, Rod Bllagojeviç, dënohet me 14 vjet burgim

Një gjykatës federal dënoi ish guvernatorin e shtetit Illinoi, Rod Bllagojeviç, me 14 vjet burgim për korrupsion, përfshirë edhe tentativën e tij për të shitur vendin e lënë bosh në Senatin amerikan nga Presidenti Barak Obama.

Ish guvernatoni tha dje se kishte ardhur koha që ai dhe familja e tij të qendronin të fortë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë këtë gjendje dhe do të shihemi sëshpejti”.

Gjykatësi e mori vendimin dje, gjashtë muaj pasi juria e gjeti Bllagojeviçin fajtor për 17 nga 20 akuzat e ngritura kundër tij.

Presidenti Obama u largua nga Senati menjëherë pasi u zgjodh president në vitin 2008. Ai ka thënë se nuk ka patur kontakte me Bllagojeviçin apo me zyrën e tij lidhur me zëvendësimin.

XS
SM
MD
LG