Lidhje

Ish i burgosuri i Guantanamos pranon fajësinë

  • Al Pessin

Ish i burgosuri i Guantanamos pranon fajësinë

Ish i burgosuri i Guantanamos pranon fajësinë

Rasti i Omar Khadarit ka qënë një ndër rastet më kundrathënëse në Guantanamo. Grupet e të drejtave të njeriut u kanë bërë thirrje SHBA që t’a lirojnë ose të paktën t’a trajtojnë ndryshe nga të burgosurit e tjerë sepse ai ishte i mitur kur u arrestua në Afganistan.

Por zyrtarët amerikanë thanë se krimet e tij ishin shumë serioze, ndaj ai meritonte që të trajtohej si i rritur.

Gjatë një seance dëgjimore përpara një trupe gjyqësore ushtarake në Gjirin e Guantanamos ditën e djeshme, tashmë 24 vjeçari me mjekër Khadari pranoi fajësisnë për të 5 akuzat me të cilat ai përballet, mes tyre dhe ajo e hedhjes së një granade, që vrau një rreshter të ushtrisë amerikane si dhe ndihmesën për të organizuar 10 shpërthime me bomba nëpër rrugë.

Në senacën gjyqësore të një viti më parë, Khadari refuzoi të pranonte fajësinë, duke thënë se ai ishte një fëmijë kur u angazhua në këto akte dhe se ai nuk duhej të mbante përgjegjësi.

Tani, me fillimin e gjykimit të plotë ndaj tij, ai ndryshoi qëndrimin e tij, duke bërë një marrëveshje që kufizon qëndrimin e tij në burg.

Një zëdhënës i Pentagonit , Koloneli i Korpusit të Marinës amerikane David Lapan, thotë se detajet e një marrëveshjeje të tillë mbahen gjithmonë sekret në gjyqet ushtarake, sepse juria, e përbërë nga oficerë të ushtrisë, do të kryejë proçesin e marrjes në pyetje.

“Është praktikë standarte edhe për sistemin juridik ushtarak, ndaj detajet e marrëveshjes janë të fshehta sepse duhet të kryhet faza e marrjes në pyetje që ka gjasa të jetë këtë javë. Pjestarët nuk japin informacione, dhe mbërrijnë në konkluzionet e tyre personale”. thotë ai

Në seancën dëgjimore e planifikuar për ditën e sotme, prokurorët dhe avokatët mbrojtës ushtarakë të KAHADAR-it do të paraqesin argumentat e tyre.

Sido që të vendosë juria, vendimi nuk do të jetë më i gjatë nga ç’është përcaktuar në marrëveshjen paraprake me kusht.

Ndonëse është sekret, lajmet nga Gjiri i Guantanamos thonë se kjo marrëveshje parashikon maksimumin e dënimit 8 vjet të tjera në burg, ç’ka është shumë më tepër se ç’do t’i lejohej Kahdr-it që të kryejë në burgun e Kanadasë, nëse qeveria kanadeze bie dakort.

Nëse ai do të shpallej fajtor nga gjykata, Kahdr rrezikonte burgimin e përjetshëm në Guantanamo ose në një qendër burgimi tjetër ushtarake në SHBA.

Në një njoftim të lëshuar dje , mbasi Khadr pranoi marrëveshjen, grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International, the se marrëveshja nuk ndryshon kundërshtinë e saj ndaj sistemit ushtarak të Guantanamos.

Ky grup i ka bërë thirrje qeverisë së SHBA që të publikojë pretendimet e Kahdr-it se ai është keqtrajtuar gjatë nëntë viteve të burgut, dhe t’u përgjigjet akuzave se rasti i Khadrit duhej të trajtohej ndryshe sepse ai ishte fëmijë në momentin kur u arrestua.

XS
SM
MD
LG