Lidhje

Ish-kreu i FMN-së Straus-Kahn mund të lirohet nga burgu


Ish-kreu i FMN-së Straus-Kahn mund të lirohet nga burgu
Ish-kreu i FMN-së Straus-Kahn mund të lirohet nga burgu

Ish kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar Dominik Stros Kan, mund të lirohet nga burgu i Riker Island në Nju Jork ditën e sotme, për të pritur gjykimin e tij nën akuzën për dhunë seksuale, me një byrzylyk elektronik monitorues.

Një gjykatës dje pranoi kërkesën e tij për liri me kusht kundrejt garancisë prej 1 milion dollarësh, si dhe një shume prej 5 milion dollarësh e vendosur nga një pjestar i shtëpisë. Zoti Stros Kan do të ruhet dhe nga një roje i armatosur ndërsa do të jetojë në apartamentin e tij në Nju Jork. Ai e ka dorëzuar pashaportën e tij tek autoritet amerikane.

Këto kushte janë për të siguruar se zoti Stros Kan do të paraqitet për gjykimin e tij nën akuzat për dhunë seksuale ndaj një punonjëseje shërbimi të një hoteli ditën e shtunë. Ai mund të vuajë dekada në burg nëse shpallet fajtor. Prokurorët e kundërshtuan lirimin me kusht, duke argumentuar se Z.Stros Kan ka pasurinë dhe lidhjet e duhura për të lënë Shtetet e Bashkuara.

Z.Stros Kan dha dorëheqjn nga posti i tij të mërkurën. Ai e kundërshton akuzën ndaj tij me të cilën u njoh zyrtarisht ditën e djeshme. Seanca gjyqësore do të mbahet në 6 qershor.

XS
SM
MD
LG