Lidhje

Ish kryeministri Aleksandër Meksi uron Zërin e Amerikës me rastin e 70 vjetorit


Në periudhën e parë kishte një rol tepër pozitiv sepse qe i vetmi zë që fliste për ndryshimet që duhej të bëheshin në Shqipëri, i vetmi zë që përkrahu ndryshimet që filluan të bëheshin në Shqipëri, ishte një zë që inkurajoi shqiptarët për të dalë në rrugë, inkurajoi shqiptarët që të mund të flisnin për një të ardhme të ndryshme nga ajo e periudhës së komunizmit.

Nuk mund të harrohet fakti që Gramoz Pashko njoftoi se u krijua Partia Demokratike dhe mitingu do te zhvillohej në 16.30, dhe Zëri i Amerikës ndikoi në përhapjen e lajmit nëe Shqipëri dhe në botë. Më vonë Partia Demokratike pati kontakte, dhe kjo ndikoi në rolin e gjykatësit qe ne shqiptarët i japim të huajve, duke thënë se kjo që po bëjmë është e drejtë se po flet edhe Amerika.

Zëri i Amerikës ka qenë gjithmonë pro Shqipërisë dhe ndryshe nga periudha para viteve 1990, tashmë ka ndjekur edhe nga brenda se cfarë ndodh në Shqipëri.

Ndoshta do të ishte vendi për një vërejtje, pasi Shqipëria është shumë e larmishme mendërisht dhe politikisht dhe jo të gjithë këto diversitete e gjejnë vehten të pasqyruar në emisionet tuaja por kjo pak rëndësi ka.

Do të ishte me interes që Zëri i Amerikës të jepte informacion për probleme që janë jetësore në Shqipëri, duke sjellë shembullin e Amerikës. Duke e ditur ne shqiptarët përmes Zërit të Amerikës se si është cështja e taksave në Amerikë, si është cështja e investimeve publike në Amerikë, si është cështja e luftës kundër korrupsionit , apo gjyqësori etj, them se një rubrikë e përjavshme e kësaj natyre do të ishte tepër interesante.

XS
SM
MD
LG