Lidhje

Ish kryeministri Fatos Nano uron Zërin e Amerikës me rastin e 70 vjetorit


Më lejoni t’ju përshëndes me rastin e 70 vjetorit të “Voice of America”, e cila për të gjithë ne, vecanërisht në periudhën e ndryshimit të sistemeve, ka qenë një shkollë e madhe për politikën demokratike, ka qenë një shkollë e madhe e medias së lirë, ka qenë një burim I jashtëzakonshëm informacioni, ka qenë madje një burim kompeticioni midis alternativave dhe përfaqësuesve të tyre, ka qenë natyrisht një kanal i qëndrueshëm dhe i besueshëm komunikimi me SHBA dhe i promovimit të marrëdhënieve gjithnjë e më të gjera, të rëndësishme tashmë strategjike midis Tiranës dhe Uashingtonit.

Besoj se të gjithë kanë një pjesë kontributi në mbarëvajtjen e këtij mjeti të rëndësishëm informativ, besoj se të gjithë kanë një pjesë të memories dhe të karrierës së tyre të lidhur me Zërin e Amerikës, besoj se tani natyrshëm Zëri i Amerikës kalon në vëmendjen e brezave që përtërijnë shoqërinë dhe politikën shqiptare dhe me një perspektivë të qartë edhe për të ardhmen.

XS
SM
MD
LG