Lidhje

Ish kryeministrja e Ukrainës gjykohet nën akuzat për abuzim pushteti


Ish kryeministrja e Ukrainës gjykohet nën akuzat për abuzim pushteti
Ish kryeministrja e Ukrainës gjykohet nën akuzat për abuzim pushteti

Ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko po gjykohet nën akuzat për abuzim pushteti. Zonja Timoshenko, aktualisht drejtuese e opozitës, doli sot para gjykatës në Kiev. Ajo akuzohet për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Moskën për të blerë gaz rus, me një çmim, që sipas prokurorëve, ishte shumë i lartë.

Zonja Timoshenko thotë se është e pafajshme. Ajo thotë se akuzat ndaj saj janë pjesë e një fushate politike nga presidenti Viktor Janukoviç për të shtypur opozitën në Ukrainë. Disa zyrtarë që kanë shërbyer në administratën e saj janë aktualisht në burg. Në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar zoti Janukoviç fitoi me një rezultat të ngushtë ndaj zonjës Timoshenko.

XS
SM
MD
LG