Lidhje

Ish Nënpresidenti Al Gore dhe gruaja Tipper njoftojnë se do të ndahen


Ish Nënpresidenti Al Gore dhe gruaja Tipper njoftojnë se do të ndahen
Ish Nënpresidenti Al Gore dhe gruaja Tipper njoftojnë se do të ndahen

Ish Nënpresidenti amerikan Al Gore dhe gruaja e tij Tipper njoftuan se do të ndahen pas 40 vjet martesë. Çifti Gore e bëri njoftimin me anë të një e-maili drejtuar miqve dhe të afërmve. Në mesazh ata thonë se vendimi ishte i dyanshëm dhe erdhi pas një analize të kujdesshme të marrëdhënies.

Zoti Al Gore fitoi Çmimin Nobel të Paqes në vitin 2007 për punën e tij në ndërgjegjësimin e njerëzve lidhur me ndryshimet klimatike. Në të njëjtin vit, ai fitoi një Oscar për dokumentarin “Një e vërtetë e pakëndëshme”.

Ai ka qenë nënpresident gjatë administratës së Presidentit Bill Clinton nga viti 1993 deri më 2001. Në zgjedhjet e vitit 2000, ai humbi ndaj Xhorxh Bushit pas një beteje të ashpër rreth votave që më në fund u vendos nga Gjykata e Lartë.

XS
SM
MD
LG