Lidhje

Ish presidenti Bill Klinton mbështet Presidentin Obama në politikën e taksave

  • Zëri Amerikës

Ish presidenti Bill Klinton mbështet Presidentin Obama në politikën e taksave

Ish presidenti Bill Klinton mbështet Presidentin Obama në politikën e taksave

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, po u bën thirrje kongresmenëve demokratë të mbështesin shkurtimet e taksave, të cilat Presidenti Barak Obama i negocioi me republikanët e opozitës.

Zoti Klinton foli dje gjatë një konference të papritur shtypi me Presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Pak minuata pasi foli me gazetarët, zoti Obama u largua për të marrë pjesë në festimet e fundit të vitit, ndërsa zoti Klinton iu drejtua gazetarëve të mbledhur në sallën e shtypit.

Zoti Klinton tha se nuk beson se mund të arrihet një marrëveshje më mirë se sa plani i negociuat. Ish presidenti tha gjithashtu se beson se marrëveshja në tërëninë e saj ësht mirëkuptimi më i mirë dy partiak që mund të arrihet prë të ndihmuar një numër sa më të madh amerikanësh.

Më herët dje, Presidenti Barak Obama thotë se ka besim se Kongresi do të miratojë eventualisht marrëveshjen e taksave që arriti me republikanët duke shtuar se askush, demokratë apo republikanë, nuk do një ngritje taksash në fillim të vitit të ardhshëm.

Demokratët janë të zemëruar se marrëveshja përfshin zgjatjen e shkurtimit të taksave për amerikanët e pasur. Zoti Obama tha se nuk kishte qenë në gjendje të bindte republikanët të binin dakort për shkurtimin e taksave vetëm për klasën e mesme. Marrëveshja përfshin zgjatjen e asistencës së papunësisë për 13 muaj.

Zoti Obama i tha Radios Kombëtare Publike se nuk është e drejtë që të pakësohen rrogat, për shkak të mosveprimit të Kongresit për masën e shkurtimit të taksave të kohës së administratës së ish-Presidentit Bush dhe që do të skadonte në fund të muajit.

XS
SM
MD
LG