Lidhje

Ish presidenti Clinton i ofron këshilla për të siguruar rizgjedhjen Presidentit Obama


Ish presidenti amerikan, Bill Clinton i ka ofruar këshilla për të siguruar rizgjedhjen Presidentit Barack Obama, duke thënë se ai duhet t’i bindë vouesit se adminsitrata e tij e shpëtoi ekonominë amerikane nga falimentimi.

Zoti Clinton foli për zgjedhjet presidenciale të këtij viti gjatë një interviste për programin e mëngjesit të rrjetit televiziv ABC. Ish Presidenti Clinton tha se Zoti Obama duhet t’ua bëjë të qartë votuesve se kriza financiare në shtator të vitit 2008 ndodhi para ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Clinton shprehu besimin e tij se Presidenti Obama, i Partisë Demokrate, do ta sigurojë pa vështërsi rizgjedhjen e tij në nëntor. Ai tha se rivali i tij republikan, që ka shumë të ngjarë të jetë Mitt Romney, ish guvernator i shtetit Masaçustes, nuk do të jetë në gjendje të fitojë.

XS
SM
MD
LG