Lidhje

Ish presidenti egjiptian Mubarak ndalohet për 15 ditë nën akuzat për korrupsion

  • Zëri Amerikës

Ish presidenti egjiptian Mubarak ndalohet për 15 ditë nën akuzat për korrupsion

Ish presidenti egjiptian Mubarak ndalohet për 15 ditë nën akuzat për korrupsion

Autoritetet egjiptiane kanë ndaluar ish presidentin Mubarak për 15 ditë në kuadër të hetimeve për korrupsion.

Prokurorët e bënë njoftimin sot, pak kohë pasi ish presidenti u shtrua në spital me probleme në zemër, në kohën që po merrej në pyetje nga autoritetet.

Shtypi egjiptian njofton se edhe djemtë e tij Alaa dhe Gamal po ashtu janë ndaluar për 15 ditë dhe po merren në pyetje.

Familja Mubarak si dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë, janë akuzar për vjedhje të fondeve publike për abuzime me pushtetin, si dhe për përdorim force ndaj protestuesve gjatë demonstratave anti qeveritare.

XS
SM
MD
LG