Lidhje

Ish-presidenti i Egjiptit Mubarak del javën e ardhshme para gjyqit

  • Zëri Amerikës

Ish-presidenti i Egjiptit Mubarak del javën e ardhshme para gjyqit

Ish-presidenti i Egjiptit Mubarak del javën e ardhshme para gjyqit

Ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak do të dalë para gjyqit javën e ardhshme në Kajro.

Pikëpyetjet lidhur me gjendjen shëndetësore të zotit Mubarak kishin shkaktuar hamendje nëse gjykimi do të shtyhej ose do të zhvillohej në qytetin turistik Sharm el Sheik, ku ai është duke u mjekuar.
Por mediat shtetërore citojnë zëvendësministrin egjiptian të drejtësisë të ketë thënë se gjyqi do të fillojë më 3 gusht, dhe do të mbahet në qendrën e konferencave në Kajro.

Zoti Mubarak përballet me akuza për korrupsion dhe se ka urdhëruar vrasjen e protestuesve. Gati 900 vetë u vranë gjatë revolucionit 18-ditor që çoi në rrëzimin e tij në muajin shkurt.

Zyrtarët egjiptianë të shëndetësisë thonë se zoti Mubarak refuzon ushqimet e ngurta. Të martën, kreu i spitalit tha se zoti Mubarak ka humbur peshë dhe ndjen dobësi të madhe trupore.

Në lidhje me shëndetin e tij ka patur shumë zëra. Kritikët dyshojnë se ato janë përhapur qëllimisht për të parandaluar daljen në gjyq të ish-udhëheqësit egjiptian.

Nëse shpallet fajtor, z. Mubarak mund të dënohet me vdekje. Çdo vonesë në gjyqin e tij ka të ngjarë të nxisë më tej tensionet ndërmjet Këshillit ushtarak aktualisht në pushtet dhe protestuesit të nervozuar nga ritmet e ndryshimeve.

Nesër priten demonstrata masive, ku do të protestohet lidhur me reformat dhe drejtësinë e ngadaltë, siç e quajnë kundërshtarët.

XS
SM
MD
LG