Ish Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, e quajti bazike për shtetin shqiptar reformën në drejtësi dhe i bëri thirrje klasës politike ta miratojë atë më 21 korrik. Gjithashtu, zoti Moisiu mbështeti nismën e disa deputetëve për zgjedhjen e Presidentit nga populli, duke i dhënë edhe më shumë kompetenca se deri tani. Komentet e tij, ish Presidenti Moisiu i bëri në Shkodër pas një takimi të organizuar nga Këshilli Shqiptar i Paqes.