Lidhje

Ish-presidenti Xhimi Karter mund të qëndrojë më gjatë në Phenian

  • Zëri Amerikës

Media jugkoreane thotë se misioni humanitar i ish-presidentit amerikan Xhimi Karter në Korenë e Veriut duket se është shtyrë edhe për një ditë. Analistët shprehën habi nga lajmi se udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Il kishte shkuar për një vizitë në Kinë, ndërsa në vendin e tij ndodhej zoti Karter, në përpjekje për të liruar një të burgosur amerikan.

Televizioni koreanoverior shfaqi pamje nga mbërritja e zotit Karter dje në aeroportin e Pheninit, për një vizitë të planifikuar fillimisht vetëm për një ditë dhe media shtetërore koreanoverior kishte njoftuar për takime të tij dje me zyrtarë të lartë të vendit. Por deri sonte nuk ka patur njoftime të tjera, duke nxitur spekullimet se vizita e zotit Karter do të vazhdojë edhe për të paktën një ditë tjetër.

Zoti Karter shkoi në Phenian për të kërkuar lirimin e ish-mësuesit Aijalon Mahli Gomez, i cili u arrestua në janar për hyrjen ilegalisht në Korenë e Veriut nga Kina në muajin janar dhe u dënua me 8 vjet me punë të detyruar në burg.

XS
SM
MD
LG