Lidhje

Ish të burgosurit palestinezë fillojnë të mbërrijnë në vendet mikpritëse


Ish të burgosurit palestinezë fillojnë të mbërrijnë në vendet mikpritëse
Ish të burgosurit palestinezë fillojnë të mbërrijnë në vendet mikpritëse

Një grup palestinezësh të përfshirë në marrëveshjen me Izraelin për lirimin e të burgosurve filluan të mbërrijnë në vendet mikpritëse.

Media shtetërore e Sirisë njoftoi se 16 ish të burgosur palestinezë, mes tyre edhe një femër, mbërritën sot në Damask. Më parë, 11 ish të burgosur kishin mbërritur në Turqi.

Gjithsej rreth 40 palestinezë po lejohen të largohen, ndoshta për shkaqe sigurie. Zyrtarët izraelitë lejuan më shumë se 400 palestinezë të tjerë të liruar të ktheheshin në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, ku ata u pritën me brohoritje.

“Sot ne jemi të gëzuar, por gëzimi ynë nuk ka përfunduar, deri sa izralitët të lirojnë të burgosurit e tjerë. Ky është një obligim për ne. Lirimi i të gjithë të burgosurve në Izrael nëse ata janë nga Bregu Perëndimor, Gaza, Jeruzalemi apo nga Palestina e vitit 1948 ose mes të mërguarve apo nga Lartësitë Golan. Ky është një obligim për ne”.

Të burgosurit u liruan në bazë të një marrëveshjeje për të siguruar lirimin e ushtarit izraelit, Gilad Shalit, i cili u kap nga ekstremistët palestinezë në vitin 2006.

Mijëra simpatizantë të tij dolën nëpër rrugët e qytetit të lindjes të ushtarit, Mitzpeh Hila për të festuar kthimin e tij, disa orë pas lirimit nga udhëheqësit e Hamasit.

I pyetur nëse do të mbështeste lirimin e të burgosurve të tjerë palestinezë, Gilad Shalit tha se e mbështeste një veprim të tillë nëse ata nuk luftojnë kundër Izraelit. Ai tha gjithashtu se e kishte marrë malli për familjen dhe miqtë e tij.

Në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Egjiti për shkëmbimin e të burgosurve, Izraeli do të lirojë edhe 550 të burgosur të tjerë palestinezë gjatë një periudhe 2-mujore.

XS
SM
MD
LG