Lidhje

Ish zv/presidenti Cheney po merr veten pas operacionit në zemër

  • Zëri Amerikës

Ish nëpresidenti amerikan Dick Cheney thotë se mjekët i vunë një pompë në zemër javën e kaluar për të ndihmuar funksionimin e saj.

Përmes një deklerate të mërkurën, zoti Cheney tha se ai vendosi për implantimin e paisjes, pasi zemra e tij nuk kishte aftësi të pomponte sasi të mjaftueshme gjaku për të menjanuar bllokimin. Ai tha se pranoi t'i nënshtrohej operacionit pasi zhvilloi konsultime me mjekët e tij.

Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se pompa të vogla ndihmojnë për të rregulluar aftësitë pompuese të zemrës, e cila nuk mund të funskionojë siç duhet pa ketë paisje.

Ish nënpresidenti amerikan ka një histori të gjatë problemesh me zemrën. Ai pësoi goditjen e pestë në zemër në fillim të këtij viti.

XS
SM
MD
LG