Lidhje

Militantët në Irak marrin Tikritin pas Mosulit


Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se militantët islamistë, që morën nën kontroll Mosulin të martën, kamë marrë edhe qytetin e Tikritit, më pak se 200 kilometra larg Bagdatit.

Zyrtarët thane se militantët nga Shteti Islamik në Irak dhe Levant kanë lëvizur në jug nga Mosuli, duke marr nën kontroll rafinerinë më të madhe të naftës në vend dhe Tikritin, qyteti i ish diktatorit irakian Saddam Hussein. Dëshmitarët thane se militantët kanë marr nën kontroll disa stacione policie ndërsa guvernatori i qytetit figuron i humbur.

Disa orë më parë, militantët suni hynë në qytetin Beiji, u vunë zjarrin policisë dhe gjykatës dhe dëbuan gati 250 roje të rafinerisë.

Militantët vazhdojnë të mbajnë nën kontroll Mosulin, qytetin e dytë më të madh në vend, ndërsa kryeministri Nouri al-Maliki dhe guvernatori I provincës Ninevah, Athil Nujeifi u bënë thirrje banorëve të luftojnë për të marr përsëri nën kontroll qytetin.

Kryeministri Maliki kritikoi zyrtarët e ushtrisë që dezertuan pozicionet e tyre dhe u larguan nga Mosuli, duke thënë se ata ishin pjesë e një komploti.
XS
SM
MD
LG