Lidhje

270 të vrarë në luftimet në Siri


Një grup monitorues tha sot se militantët me grupin e vet-quajtur Shteti Islamik vranë 270 njerëz kur morrën nën kontroll një fushë të gazit natyror në Siri të enjten.

Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, grupi që monitoron dhunën në vend, thotë se militantët kanë vrarë dhe ekzekutuar 270 ushtarë, roje dhe personel gjatë sulmit.

Njoftimi shton se të paktën 40 militantë janë vrarë dhe rreth 30 njerëz arritën të shpëtojnë në një fushë tjetër gazi në Sirinë qendrore. Ky njoftim nuk ka qënë i mundur të verifikohet menjëherë.

Grupi i monitorimit e përshkruan incidentin vdekjeprurës si operacionin më të madh kundër qeverisë siriane që kur u krijua grupi militant Shteti Islamik në Siri vitin e kaluar.

Grupi, që më parë quhej Shteti Islamik në Irak dhe Levant, ka deklaruar të jetë një "kalifati" në zonat që tani kontrollon në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG