Lidhje

Afganistan, beteja kundër ISIS


Zyrtarët afganë thonë se në një operacion një-mujor me mbështetjen e forcave ajrore amerikane, janë vrarë të paktën 250 militantë të Shtetit Islamik në një provincë lindore në kufti me Pakistanin.

Një zëdhënës ushtarak rajonal komentoi për Zërin e Amerikës në përfundim të ofensivës kundër ISIS-it në dy distrikte të Nangarhar, ku u vranë militantët. Zëdhënësi tha se një numër fshatrash në rajon nuk kanë më luftëtarë të ISIS-it.

Gjatë operacionit kundër terrorizmit, të njohur si “Shaheen 20,” po ashtu u shpëtuan 26 pengje dhe u kapën të paktën 15 militantë.

Ushtria amerikane i konfirmoi sukseset e kohëve të fundit kundër grupit terrotist në Afganistan.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG