Lidhje

Video e ISIS tregon dhunë në Afganistan


Pasuesit e grupit militant Shteti Islamik në Afganistan publikuan sot një video që tregon një shpërthim të madh vetvrasës të një makine bombë në një postbllok ushtarak afgan si dhe një sërë aktesh të tjera dhune në vende të tjera, duke përfshirë edhe disa në Pakistan.

Videoja që thuhet se është e grupit ISIS, tregon pamje të militantëve duke i zënë pritë një autokolone të forcave pakistaneze të sigurisë në një terren malor, shkëmbime zjarri me forcat e sigurisë në vende të tjera dhe dy shpërthime bombash në anë të rrugës që hedhin në erë automjete të qeverisë afgane.

Videoja tregon njerëz të ekzekutuar me prerje koke dhe me plumb prapa kokës. Aty thuhet se këto akte janë ndërmarrë në provincat afgane Logar, Nangarhar dhe Paktika pranë kufirit me Pakistanin.

Autenticiteti dhe koha e ngjarjeve që përshkruhen në video nuk janë verifikuar.

XS
SM
MD
LG