Lidhje

SHISH: në rritje ndjekësit e ISIS-it


Shefi i shërbimeve sekrete shqiptare: Në Shqipëri veprojnë si sekte të mbyllura. Sipas një studimi, shqiptarët në Ballkan ndër grupet më të shenjëstruara për rekrutim nga ISIS

Rrjetet sociale janë një nga mjetet kryesore që i ashtuquajturi shtet Islamik I Sirisë dhe Irakut përdor për të tërhequr mbështetës anembanë botës. Këtij fenomeni i kanë shpëtuar as qytetarët shqiptarë, madje sipas një studimi të prezantuar sot nga zoti Fabian Zhilla, pedagog pranë universiteti në Tiranë, në kuadër të një program të Akademisë së Studimeve Politike “shqiptarët janë një ndër grupet më të shenjëstruara për rekrutim nga ISIS, duke përdorur forma të komunikimit si mesazhe video dhe mesazhe specifike vetëm për shqiptarët, ose në raste të tjera për “Muslumanët e Balkanit Perëndimor”.

Rekrutimet e ISIS dhe rreziku per Shqiperine
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:15 0:00

Sipas drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror shqiptar “Ne shikojmë këtu në Shqipëri, se numri i atyre që kycen në rrjete është në rritje”.

Nuk ka një shifër të saktë të shqiptarëve të rekrutuar që i janë bashkuar luftimeve në Siri, por mendohet që ai të jetë mbi 100. Sipas zoti Ajazi Shqipëria dallon edhe për një vecanti: “Eshtë një karakteristikë jo fort e përhapur në vende të tjera, që këtu veprojnë si sekte të mbyllura e që përdorin ambiente ilegale për të zhvillluar aktivitetet e tyre"

Megjithatë drejtori i shërbimeve sekrete shqiptare vlerësoi si një element avantazhues faktin “që në shumicën dërrmuese të rasteve që ne kemi parë, të njerëzve që janë radikalizuar nuk kanë patur mbështetjen e familjeve të tyre dhe rrethit të ngushtë shoqëror”.

Objektivi i propaganduesve dhe rekrutuesve të ISIS janë jo vetëm shqiptarët e Shqipërisë por edhe ata në Kosovë e Maqedoni, të besimit musliman.

Studimi, i cili ka analizuar mbi 270 mesazhe të faqeve propagandistike online në gjuhën shqipe, ose të përkthyer në gjuhën shqipe, si dhe prejardhjen e komentuesve dhe atyre që kanë bërë “Like/ Pëlqej”, ka nxjerrë edhe një hartë të zonave ku ka më shumë ndjekës dhe komentues. Në Shqipëri rezulton se ato janë Tirana dhe Shkodra, në Kosovë është Prishtina, ndërsa në Maqedoni Gostivari dhe Kërcova.

Kryetari i Komunitetit Musliman shqiptar Skënder Brucaj tha se muslimanët janë dhe kategoria që po e vuan më shumë efektet e propagandës së ISIS-it: “Fatkeqësisht, muslimanët janë grupi që e ka vuajtur në aspektin ekonomik e shoqëror, por dhe në anën e imazhit, më shumë këtë lloj strategjie ose këtë lloj anë negative që ka nisur që nga shfaqja e ISIS, por dhe në aspektin e krijimit të barrierave që një grup i shoqërisë i ka bërë besimtarëve muslimanë”.

Vitin e shkuar në Shqipëri u zbulua një grup që rekrutonte besimtarë që më pas i bashkoheshin luftimeve në Siri. Procesi gjyqësor ndaj tyre nuk ka përfunduar ende.

XS
SM
MD
LG