Lidhje

Forcat irakiane sprapsin ISIS nga Beiji


Zyrtarët irakianë thanë sot se forcat qeveritare kanë sprapsur ekstremistët e Shtetit Islamik nga qyteti i Beijit, në veri të Bagdatit.

Xhihadistët e kishin kapur këtë pikë të rëndësishme për nxjerrjen e naftës gjatë një sulmi intensiv në veri dhe perëndim të Irakut në fillim të vitit. Qyteti i Beijit ndodhet pranë një rruge kryesore që të çon në qytetin e Mosulit, të cilin ekstremistët e kanë nën kontroll që nga muaji qershor.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel thotë se goditjet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara do të intensifikohen në të ardhmen, ndërkohë që trupat tokësore irakiane bëhen më efektive.

Zoti Hagel tha dje para një komisioni të Kongresit se “tempoja dhe intensiteti i goditjeve të koalicionit” do të intensifikohen paralelisht me fuqizimin e forcave irakiane.

XS
SM
MD
LG