Lidhje

Biden vlerëson forcat irakiane


Joe Biden
Joe Biden

Pas disa ditë akuzash reciproke mes zyrtarëve amerikanë dhe irakianë që kërkonin të fajësonin njëri-tjetrin për përparimet e grupit Shteti Islamik, nënpresidenti amerikan Joe Biden riafirmoi të hënën mbështetjen e Uashingtonit për qeverinë irakiane.

Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut Haider Al-Abadi, zëvendës-presidenti vuri në dukje atë që ai e quajti "sakrificë dhe trimëri të jashtëzakonshme" të forcave irakiane që kur militantët filluan të pushtojnë me dhunë territore në Irak dhe në Siri.

Të dielën, zyrtarë të lartë amerikanë vunë në dyshim vullnetin e forcave irakiane për të vazhduar luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Bagdadi u përgjigj ashpër, ndërkohë që në Uashington u ngritën përsëri kritika në lidhje me strategjinë e presidentit amerikan Barak Obama për të mposhtur Shtetin Islamik.

Shteti Islamik po i shton forcat në qytetin e Ramadit në Irak, ndërsa forcat paraushtarake po planifikojnë një kundërofensivë për ta shtyrë prapa vijën e frontit në provincën Anbar.

Koalicioni nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara i ka pakësuar sulmet ajrore ndaj Ramadit, duke i fokusuar shumicën e 25 sulmeve të saj ajrore në Irak ndaj Mosulit, qytetit nën kontrollin e ISIS-it, si dhe ndaj Bagdadit. Në objektivin e 10 sulmeve të tjera ishin pozicione të ISIS-it në Siri.

XS
SM
MD
LG