Lidhje

E ardhmja e organizatës Daesh


Përparimet në përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për të mposhtur Shtetin Islamik në terrenin ku ai vepron, kanë bërë që të shprehen hamendje se ky grup terrorist mund të jetë në gjendje të dëshpëruar. Por zyrtarët e antiterrorit paralajmërojnë se aktet e fundit terroriste janë thjesht pjesë e evolucionit të këtij grupi.

T I M E :

TEXT: Plagët nga sulmet e Parisit janë ende të freskëta në Perëndim, ku dhimbjet janë zëvendësuar me drojën dhe shtimin e sigurisë. Zyrtarë dhe ish zyrtarë të zbulimit paralajmërojnë mbi realitetin e ri. James Woolsey ka qënë drejtor i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.

“Ky është vetëm fillimi. ISIS do të jetë i pranishëm për shumë kohë edhe nëse zemra apo kalifati i tyre është mudur apo shkatërruar.”

Zyrtarët e antiterrorit besojnë se në një farë mënyre, ISIS po i përdor sulmet në Paris dhe rrëzimin e avionit rus mbi Egjipt për të treguar elasticitetin e tij ndërsa forcat e tij po goditen rëndë në Irak. Kolonel Steve Warren jep më shumë detaje.

“Kemi vënë re zvogëlimin e rojeve në pikat e kontrollit që të jep përshtypjen se gjërat nuk janë aq mirë sa mund të ishin për militantët.”

Megjithatë, Uashingtoni mbetet i kujdesshëm, duke shtuar sigurinë në vend megjithëse zyrtarët thonë se tani për tani nuk ka kërcënime të besueshme ndaj Shteteve të Bashkuara.

Droja qendron tek natyra strategjike e ISIS-it, thotë ish operativi i kundërzbulimit Mubin Shaik përmes skajpit.

ISIS ka patur një plan për të trajnuar njerëzit dhe për t’i kthyer në vendet e tyre që të kryejnë sulme. Nuk është ndryshim strategjie por thjesht ata po bëjnë atë që kanë thënë.”

Një zyrtar amerikan i antiterrorit tha për Zërin e Amerikës se Shteti Islamik ka evoluar nga një grup që kërkonte të siguronte territore për kalifatin e vetdeklaruar tek një grup që ka demostruar aftësi për të goditur shumë larg territorit të tij, në kërkim të çimentimit të rolit të tij si grupi terrorist më i rëndësishëm në botë.

XS
SM
MD
LG