Lidhje

Avionët amerikanë godasin ISIS-in në Libi


Avionë bombardues B-2 dhe avionë luftarakë pa pilot goditën kampe ushtarake të grupit Shteti Islamik, dje në orët e vona të ditës, rreth 45 kilometra në jugperëndim të qytetit Sirte të Libisë, thanë zyrtarë të mbrojtjes.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, Peter Cook tha se mes terroristëve të vënë në shënjestër ishin individë që kishin ikur nga kampet e largëta të shkretëtirës së Sirtes, për t’u riorganizuar dhe se ata përbënin një kërcënim për sigurinë e Libisë, rajonit, dhe interesave kombëtare amerikane.

Zyrtarët thonë se dy kampe u goditën dhe ushtria ende po vlerëson rezultatet e goditjeve, por sipas të dhënave të para, sulmi ishte i suksesshëm, tha zoti Cook.

Një zyrtar i mbrojtjes tha se “disa dhjetra” ekstremistë të ISIS-it u vranë në sulm, duke shtuar se nuk kishte gra ose vajza në kampe.

Bombardimet u autorizuan nga President Barack Obama, mesa duket operacioni i fundit ushtarak i autorizuar prej tij, para se të përfundojë mandatin.

XS
SM
MD
LG