Lidhje

Vriten persona të rëndësishëm të ISIS-it


Një sulm ajror amerikan ka lënë të vrarë dy “persona me poste të rëndësishme” në një ndërtesë që i përkiste grupit Shteti Islamik në Irak.

Zëdhënësi i bazës ushtarake në Bagdad, koloneli Steve Warren, tha të mërkurën se sulmi i kryer më 13 maj vrau Abu Hamzan dhe Abu Safiyan, si dhe një militant të tretë.

Zëdhënësi Warren tha se Abu Hamza, ish-anëtar i al-Kaidës në Irak, kishte planifikuar dhe kryer sulmet kundër amerikanëve gjatë luftës në Irak, që përfundoi në vitin 2011.

Ai tha se Abu Hamza, po ashtu shërbente si koordinator për luftëtarët e Shtetit Islamik, për përforcimet dhe financimet e grupit në Irak.

Ndërsa Abu Safiya ishte përgjegjës për sulmet me armë kimike në Luginën e Lumit Eufrat në Irak.

Zëdhënësi Warren tha se Shtetet e Bashkuara kanë vrarë mbi 120 luftëtarë me poste të larta ushtarake në radhët e Shtetit Islamik, që nga fillimi i vitit 2015.

Por ai shtoi se gjatë ditëve të fundit, luftëtarët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për një numër sulmesh përreth Bagdadit dhe brenda në qytet, ku javën e fundit janë vrarë mbi 140 njerëz.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG