Lidhje

Uashington: Arrestohet një polic për lidhje me ISIS


Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e një polici në kryeqytetin amerikan nën akuzat se po përpiqej të ofronte mbështetje për Shtetin Islamik. 36 vjeçari Nicholas Young akuzohet se i ka dhënë kodet e 22 kartave krediti që kapin 250 dollarë një agjenti të fshehtë të FBI-së.

Byroja Federale e Hetimeve thotë se Young besonte se kontakti i tij kishte llogari për mesazhe telefonike që Shteti Islamik përdori për të rekrutuar mbështetësit. Dëshmia thotë se Young, punonjës i policisë që nga viti 2003, shkoi në Libi në vitin 2011 dhe u përpoq të bënte një vizitë të dytë atje.

Dokumenti tregon se Young u takua 20 herë me agjentin e fshehtë të FBI-së në vitin 2014, i cili u prezantua si rezervist ushatarak amerikan me prejardhje nga Lindja e Mesme, dhe shprehu dëshirën që të shkonte dhe t’i bashkohet Shtetit Islamik.

Polici i arrestuar ishte nën vëzhgimin e Byrosë Federale të Hetimeve që nga viti 2010. Zyrtarët thonë se Young nuk përbënte rrezik tek sistemi i tranzitit të metrosë ku edhe ishte caktuar me detyrë. Ai do të dalë sot para gjykatës në Virxhinia.

XS
SM
MD
LG