Lidhje

Pentagoni: Përparim inkurajues kundër ISIS


Komandati i forcave amerikane në Lindjen e Mesme u shpreh se forcat e koalicionit dhe ato kurde kanë bërë progres inkurajues kundër militantëve të Shtetit Islamik që po përpiqen të marrin qytetin Kobani, por është ende e mundshme që qyteti kufitar sirian të bjerë.

Gjenerali Lloyd Austin u tha sot gazetarëve në Pentagon se grupi Shteti Islamik duket se e ka shndërruar në objektiv kryesor kapjen e qytetit Kobani.

Megjithë ndihmën për Kobanin, Gjenerali Austin tha se vëmendja kryesore e ushtrisë amerikane mbetet fuqizimi i forcave irakiane në luftën kundër Shtetit Islamik.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, shefi i shtabit të ushtrisë irakiane, Babakir Zebari, shprehu besimin se forcat irakiane do t’ja dalin mbanë të mundin militantët e ISIS nëse do të ketë mbështetje ajrore dhe trajnim.

Gjenerali amerikan Austin tha se në përgjithësi fushata ajrore kundër ISIS në Irak dhe në Siri po jep rezultatet e duhura për të degraduar aftësitë e grupimit, por do të duhet edhe më shumë kohë.

XS
SM
MD
LG