Lidhje

Irak, militantët islamikë marrin edhe dy qytete


Militantët islamikë në Irak kanë marrë dy qytete dhe të paktën një fushë nafte në Irakun e veriut që ruhej nga forcat e sigurisë kurde, duke zgjeruar territorin nën kontrollin e tyre.

Zyrtarët thanë se militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik, morën sot qytetet Zumer dhe Sinjar pranë Mosulit, pas përleshjeve të ashpra me forcat kurde.

Agjencia franceze e lajmeve citon një zëdhënës të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit 200 mijë njerëz kanë ikur nga Sinjari. Ai tha se ekzistojnë shqetësime serioze për sigurinë e tyre.

Marrja e dy qyteteve zgjeron territorin e mbajtur nga grupi islamik, i cili që nga muaji qershor është vënë në kontroll të Mosulit dhe Tikritit pas një ofensive të shpejtë nëpër Irakun verior. Militantët kanë shpallur të ashtuquajturin Kalifat pranë kufirit të Irakut me Sirinë.

XS
SM
MD
LG