Lidhje

Strategjia amerikane për ISIS në Kongres


Strategjia e presidentit Barack Obama për të luftuar militantët e Shtetit Islamik ka të ngjarë të jetë në qendër të diskutimit sot ndërsa sekretari i mbrojtjes dhe shefi i shtatëmadhorisë dalin para ligjvënësve në Uashington për situatën në Lindjen e Mesme.

Shefi i mbrojtjes Ash Carter dhe ai i shtatëmadhorisë, gjenerali Martin Dempsey do të dëshmojnë para komisionit për shërbimet e armatosura një javë pasi zoti Obama njoftoi planet për të dërguar më shumë trupa amerikane për të këshilluar dhe ndihmuar trupat irakiane.

450 trupa do të bazohen në provincën Anbar si pjesë e përpjekjeve për të nxitur ofensivën irakiane për të rimar kryeqytetin Ramadi dhe zona të tjera nga Shteti Islamik.

Presidenti i ka rezistuar thirrjeve të kritikëve për të shtuar forca tokësore amerikane, duke u mbështetur në një fusahtë me më shumë se 4,500 sulme ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri gjatë 10 muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG