Lidhje

Studim i ri: ISIS ka intensifikuar sulmet


Sulmet e Shtetit Islamik shënuan një intensifikim ditor prej 40% gjatë tre mujorit të tretë të vitit. Njoftimin e bëri revista e botimeve për mbrojtjen IHS Jane's global defense publication.

Studimi i botuar sot regjistroi 1,086 sulme nga ISIS në shkallë globale nga korriku në shtator. Mesatarisht kjo shifër përfaqëson 12 sulme në ditë ose një shtim prej 42% të sulmeve krahasuar me tre muajt pararendës.

Raporti mbulon aktivitetin e ISIS në vendet ku kjo organizatë pretendon të krijojë perandorinë e saj, përfshirë Irakun, Sirinë, si dhe vende të tjera ndër të cilat Egjiptin, Libinë, Jemenin, Afganistanin, Pakistanin, Nigerinë, Arabinë Saudite, Kaukazet Veriore dhe Algjerinë.

Disa grupe lokale në këto vende, si për shembull Boko Harami në Nigeri, kanë deklaruar besnikërinë ndaj ISIS, megjithëse nuk është e qartë se sa afër bashkëpunojnë apo koordinojnë aktivitetet e tyre këto rrjete.

Ekstremistë të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak janë vënë në shenjestër të fushatës ajrore ndërkombëtare, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe në një shkallë më të vogël nga forcat ruse që filluan kohët e fundit bombardimet.

Megjithëse raporti ngre pyetjen nëse goditjet ajrore po japin ndikim domethënëse në luftën kundër Shtetit Islamik, ai arrin gjithashtu në përfundimin se ekspansioni territorial i ISIS është ngadalësuar.

Gjatë tre muajve të fundit, ISIS “ka realizuar ekspansion shumë të kufizuar” sipas studimit. Por organizata është përqëndruar në forcimin e kontrollit në territoret që ka zaptuar më parë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG