Lidhje

Fushata ajrore kundër ISIS


Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se sulmet ajrore të koalicionit kanë patur “efekt të thellë” kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe se koalicioni ka eliminuar kështu shumë prej tyre nga fushëbeteja.

Shefi i fushatës ajrore amerikane, Gjeneral Lietnant John Hesterman, u tha gazetarëve nëpërmjet një videokonference se ai nuk beson se ISIS po arrin avancime të mëdha në Irak.

“Fuqia ajrore e koalicionit jo vetëm që ka qenë e suksesshme, por edhe ka mundësuar çdo fitore të arritur në fushëbetejë. Ka ndihmuar forcat tokësore të rifitojnë terren, ka eliminuar më shumë se 1 mijë luftëtarë të armikut çdo muaj, dhe i ka hequr ISIS-it kapacitetet më të mëdha luftuese. Ç’është më e rëndësishme, fuqia ajrore po i jep qeverisë irakiane dhe forcave të sigurisë kohën që u nevojitet për të përgatitur dhe zbatuar kundërofensivat ndaj ISIS.”

Zoti Hesterman shtoi se forcat e koalicionit kanë patur nivelin më të ulët historikisht të viktimave në civilë gjatë operacioneve të tyre.

Koalicioni ka vendosur në shënjestër shumë fabrika bombash të grupit ekstremist, që kur ata filluan të përdorin sulme vetëvrasëse si taktikë luftarake. Të paktën njëri prej këtyre sulmeve ka shkaktuar vdekje të civilëve, përfshirë fëmijë.

XS
SM
MD
LG