Lidhje

Video e re: kërcënohet Uashingtoni


Një video e re që po i atribuohet të ashtuquajturit Shteti Islamik po paralajmëron për sulme të ngjashme me ato të Parisit në Washington.

Videoja, që u shfaq në rrjetet e mediave sociale sot, kërcënonte të gjitha vendet e përfshira në operacionet ushtarake kundër grupit ekstremist, duke thënë se do të kenë të njëjtin fat si në Francë.

Personi që shfaqej në video, përmendi në mënyrë të veçantë kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.

“Të gjitha vendeve që morën pjesë në fushatë, herët a vonë do të përballen me një ditë si ajo që përjetoi Franca”, thotë personi në video. “Ne shkatërruam Francën, në zemrën e saj në Paris, dhe betohemi në emër të zotit se do ta shkatërrojmë Amerikën në zemrën e saj në Uashington”.

Zëri i Amerikës nuk mund ta konfirmojë në mënyrë pavarur vërtetësinë e videos. Zyrtarët amerikanë nuk kanë komentuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG