Lidhje

Lufta kibernetike ndaj ISIS-it, në vazhdim


Prej disa muajsh, hakerët e qeverisë amerikane e kanë hedhur vështrimin te grupi terrorist Shteti Islamik, për ta zhdukur atë nga hapësira kibernetike, paralelisht me përpjekjet e avionëve amerikanë dhe të koalicionit për ta eliminuar fizkisht. Por, disa prej zyrtarëve që kanë ndihmuar në këtë luftë virtuale, pranojnë se nuk është e qartë se sa të efektshme kanë qenë përpjekjet e tyre kibernetike. Ajo që i shton shqetësimet e zyrtarëve është se Shteti Islamik mund të shfaqë të njëjtat aftësi manovruese dhe përshtatjeje në betejën virtuale të hapësirës kibernetike, siç e ka treguar veten edhe në fushën e betejës.

Shtrirja e suksesit: e pasigurtë

"Lufta në fushën kibernetike po funksionon mirë" - tha këtë javë në Uashington Drejtori i Zbulimit Kombëtar amerikan, James Clapper. “Mendoj se ne jemi duke mësuar nga kjo eksperiencë, përmes një operimi të drejtpërdrejtë" tha ai, "Ndërsa vazhdojmë të përparojmë më tej, do të jemi të aftë të bëjmë një vlerësim më të përcaktuar."

Deri tani, zyrtarët amerikanë kanë qenë të kujdesshëm kur flasin në publik lidhur me operacionet kibernetike amerikane kundër Shtetit Islamik, megjithëse Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter tha në fund të shkurtit, se do të jetë përparësi "ndërhyrja dhe përçarja e komandës, si dhe e kontrollit të ISIL-it".

Tjetër pikësynim në këtë luftë ka qenë mbingarkimi i rrjeteve kibernetike të Shtetit Islamik, deri në pikën kur ato të mos jenë më në gjendje të funksionojnë.

Ende pa një vlerësim të plotë

Ndërsa zyrtarët e fushës kibernetike refuzojnë të shpallin shumë prej metodave që përdoren, treguesit fillestarë janë se përpjekjet e tyre janë duke patur ndikim, që shihet edhe në praktikë.

“Kjo krijon shumë konfuzion në mesin e tyre", - i tha Zërit të Amerikës një zyrtar amerikan, në kushtet e anonomitetit. "Kapacitetet e tyre janë degraduar pikërisht për shkak të këtij konfuzioni."

Masa e degradimit të këtyre kapaciteteve është pyetja më e vështirë për t'iu përgjigjur.

Sipas një zyrtari të lartë amerikan, që i njeh nga afër operacionet kibernetike kundër ISIS-it, është ende shumë herët që kjo të dihet me siguri. Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në procesin e vlerësimit të marrëdhënies mes rrjeteve komjuterike të ISIS-it dhe lëvizjes së grupit, si dhe tek ekzekutimet në fushën e betejës, duke shtuar se ky proces do të kupthet më mirë me shtimin e operacioneve kibernetike.

Shteti Islamik ka operacione të forta kibernetike

“ISIL deri tani është përdoruesi më i mirë i fushës kibenrentike,"-paralajmëroi drejtori i CIA-s, James Clapper. “Sfida jonë është të shtojmë kodimin, që e bën më të vështirë të kuptuarit nga pikëpamja e përmbajtjes, si dhe për të penetruar tek komplotimet e tyre."

XS
SM
MD
LG