Lidhje

Tiranë: Protesta për mbrojtjen e lumit Valbona


Disa qindra veprimtarë të mjedisit dhe pjesëtarë të shoqaës në mbrojtje të lumit të Valbonës u tubuan sot para kryeministrisë.

Gjatë protestës ata kërkuan të pezullohen projektet për ndërtim hidrocentralesh mbi atë lumë të rrallë në lartësitë malore të Shqipërisë.

Protestë mjedisore në Tiranë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:44 0:00

Protesuesit pohuan se tani po u bëhen presione nga qeveria e socialistëve, që të mos i vazhdojnë protestat në mbrojtje të lumit, sepse qeveria Rama ka vulosur të gjitha ato leje që ka firmosur më parë qeveria Berisha.

Veprimtarëve mjedisorë të veriut iu bashkaun edhe ata të krahinave të jugut, të cilët kanë halle të ngjashme me lumin Vjosa.

Veprimtarët protestuan rreth faktit që kur u miratua ndërtimi i hidrocentraleve në Vlosë dhe në Valbonë nuk u pyetën fare pushteti vendor dhe as banorët e komuniteteve. Sipas tyre, vendimet janë në fshehtësi dhe me shpejtësi të madhe për të bërë gjithcka fakt të kryer.

Protestuesit kërkuan anullimin e lejeve koncensionare.

Ata pohuan se korrupsioni i ndërtimeve po e fut lumin e Valbonës nëpër tunele, po e kthen luginën e tij në një luginë tritoli dhe kantieresh, duke shkatërruar klimën e zonës dhe krahinës së mirënjohur të Tropojës.

XS
SM
MD
LG