Lidhje

Sulm vetëvrasës në Pakistan


Autori vrau të paktën dy persona dhe plagosi 19 të tjerë në një sulm ndaj një automjeti të konsullatës amerikane në Peshavar

Në Pakistan, një autor sulmi vetëvrasës me bombë vrau të paktën dy persona dhe plagosi 19 të tjerë në një sulm ndaj një automjeti të konsullatës amerikane në Peshavar.

Sulmi ndodhi ndërsa makina po kalonte në një zonë ku ndodhen organizata të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë edhe ajo e Kombeve të Bashkuara.

Ambasada amerikane në Islamabad njoftoi se 2 punonjës dhe dy anëtarë të personelit pakistanez ishin mes të plagosurve që ambasada e cilësoi "një sulm të mundshëm terrorist".

Më parë, zyrtarët pakistanezë thanë se sulmi vetëvrasës kishte shkaktuar vdekjen e 2 amerikanëve, por ambasada amerikane e mohoi menjëherë këtë njoftim, duke thënë se zyrtarët amerikanë kishin marrë vetëm plagë të parrezikshme për jetën. Policia tha se makina e autorit të sulmit kishte 110 kilogramë lëndë shpërthyese.
XS
SM
MD
LG