Lidhje

Shteti Islamik vret pengun jordanez


Jordania konfirmoi sot se militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë pilotin jordanez që e kishin marrë peng, pasi në internet u shfaq një video ku ai paraqitej duke u djegur.

Pamjet u publikuan sot, por televizioni shtetëror i Jordanisë tha se piloti,

Muath al-Kaseasbeh ka vdekur që më 3 janar.

Presidenti Barack Obama tha se në se provohet autenticiteti i videos, ajo është thjesht një tregues tjetër i “barbarizmit dhe ligësisë” së grupit.

Presidenti Obama i bëri këto komente pak pas publikimit të videos, që thuhet se e paraqet pilotin e marrë peng në një kafaz, duke i vënë zjarrin.

Zoti Obama tha se në se video është e vërtetë, ky fakt do ta dyfishonte vigjilencën dhe vendosmërinë e koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara që lufton kundër militantëve në Iraq dhe në Siri, për t’u siguruar që grupi të mundet dhe shkatërrohet.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë publikoi një deklaratë, ku thuhej se komuniteti i zbulimit në Shtetet e Bashkuara po përpiqej ta konfirmonte videon dhe se SHBA janë në solidaritet me qeverinë dhe popullin jordanez.

Video me pamje të rënda u publikua ndërsa Sekretari i Shtetit John Kerry bëri edhe një herë thirrje për kthimin e sigurtë të pilotit në vendin e tij.

XS
SM
MD
LG