Lidhje

Sulmet ajrore vrasin qindra militantë


Aktivistët sirianë thonë se 7 javë me sulme ajrore nën drejtimin e SHBA kanë vrarë të paktën 860 persona në Siri, shumica e tyre militantë të Shtetit Islamik.

Grupi me bazë në Britani Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha sot se kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë dhe përfshin të paktën 50 civilë.

Koalicioni nën drejtimin e SHBA i filloi bombardimet ndja Shtetit Islamik në Siri në fund të shtatorit, duke e zgjeruar fushatën ushtarake kundër grupit në Irak, ku militantët morën kontrollin e një rajoni të madh në pjesën veriore dhe perëndimore të vendit.

Sipas statistikave të Komandës Qendrore Amerikane, avionët e koalicionit kanë kryer 350 sulme ajrore në Siri dhe 450 të tjera në Irak.

XS
SM
MD
LG