Lidhje

Vëzhguesit për Kobanin


Organizata e pavarur Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut njofton se mbi 660 vetë kanë gjetur vdekjen gjatë betejës një mujore për kontrollin e qytetit sirian Kobani, pranë kufirit me Turqinë.

Organizata, e cila ka burime brenda në Siri, njoftoi sot se 374 ekstremistë të rrjetit Shteti Islamik janë vrarë në luftime me forcat kurde në Kobani. Po sipas organizatës, janë vrarë edhe 258 luftëtarë kurdë, 10 të tjerë që mbështesin luftën kundër ISIS dhe 20 civilë.

Organizata beson se numri i viktimave mund të jetë dy herë më i lartë se ai që ka deklaruar, duke nënvizuar se si forcat kurde, ashtu edhe Shteti Islamik përpiqen me çdo mënyrë të mbajnë të fshehtë shifrat e viktimave.

Pentagoni thotë se goditjet ajrore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë vrarë qindra luftëtarë të Shtetit Islamik, por megjithatë nuk është eliminuar rreziku që qyteti të bjerë në duart e ISIS.

XS
SM
MD
LG