Lidhje

Ismaili: Kosova do ta ngrejë në nivel më të lartë miqësinë me SHBA



Në fillim të muajit, paraqiti letrat kredenciale në Shtëpinë e Bardhë, tek Presidenti Obama, ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Akan Ismaili. Zoti Ismaili është ambasadori i dytë i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zoti Ismaili tha se Kosova dëshiron ta ruajë, ta kultivojë dhe ta ngrejë në nivel më të lartë miqësinë me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se diplomacia e Kosovës ka nevojë të rrisë kapacitetet njerëzore dhe të bëhet më efikase. Hapat e parë që kemi bërë deri tani në diplomaci, tha ambasadori Ismaili, janë një bazë e mirë që Kosova të ketë një diplomaci moderne.

XS
SM
MD
LG