Lidhje

Izraeli arreston 6 të dyshuar për vrasjen e një palestinezi


Policia izraelite ka arrestuar gjashtë të dyshuar hebrej për rrëmbimin dhe vrasjen e një të riu palestinez i cili u dogj për vdekje. Mbrëmë vonë, ushtria izraelite tha në sulmet e saj ajrore u vranë dy palestinezë në Rripin e Gazës. Ushtria tha se sulmet ishin përgjigje ndaj më shumë se 20 raketave të hedhura të dielën në Izrael nga rripi i Gazës. Ndërkohë, një gjykatës izraelit liroi nga burgu një kushëri 15-vjeçar amerikan të Ebu Khudairit, por urdhëroi që ai të mbahet në arrest shtëpie nëntë ditë. Amerikani, Tariq Ebu Khudair, kishte shkuar për të vizituar familjen në Jeruzalemin Lindor, kur u ndalua të enjten në përleshje me policinë. Të shtunën, një video që po qarkullon në internet tregon dy policë kufitarë të Izraelit duke e rrahur atë.

Policia izraelite ka arrestuar 6 hebrej, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një 16-vjeçari palestinez javën e kaluar në Jeruzalem. Ai u dogj për vdekje.

Autoritetet thonë se të dyshuarit për vrasjen e 16-vjeçarit Mohammed Abu Khudair kishin "motive nacionaliste" dhe i përkisnin një "grupi ekstremist hebre." Vrasja, me sa duket për hakmarrje e tre të rinjve izraelitë, të cilët u rrëmbyen dhe më pas u gjetën të vdekur, u bë shkak për katër ditë protesta të dhunshme në Jeruzalem dhe qytete arabe të Izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kapja e shpejtë e të dyshuarve tregon se Izraeli do të bëjë gjithshka për të vënë në zbatim ligjin.

" Ne nuk do t'i lejojmë ekstremistët e cilësdo palë t'i venë zjarrin rajonit", tha zoti Netanyahu, "si dhe të shkaktojnë një valë të re gjakderdhjesh".

Vrasja e adoleshentit palestinez u bë shkak për disa ditë me protesta të dhunshme në Jeruzalem dhe qytete arabe të Izraelit.

Gjatë trazirave ishte marrë një video, që tregon dy policë kufitarë të Izraelit duke e rrahur keq 15-vjeçarin amerikano-palestinez Tareq Abu Khudair, i cili ishte kushëri i viktimës.

Policia tha se ai ishte armatosur me një llastik që e përdori për të gjuajtur me gurë forcat e sigurisë dhe për t'i bërë rezistencë arrestimit.
Zëdhnësi i policisë Mickey Rosenfeld:

"Vetë i dyshuari ishte një nga 6 palestinezët e maskuar, të cilët u arrestuan nga policia sekrete. Tre prej tyre ishin të armatosur në atë kohë dhe ata po përpiqeshin t'i sulmonin oficerët tanë".

Djali doli të dielën para një gjykate një Jerusalem, që e dënoi atë me 9 ditë arrest shtëpie dhe me një gjobë prej 900 dollarësh. Nëna e tij, Suha Abu Khudair, thotë se ai është i pafajshëm dhe se nuk ishte përfshirë në trazira.

"Ushtarët erdhën dhe filluan të hidhnin bomba me gaz lotsjellës, ata e sulmuan dhe rrahën djalin".

Departamenti amerikan i Shtetit shprehu shqetësim të thellë për rrahjet dhe Izraeli ka filluar një hetim.

Tensionet mbeten të larta edhe në një tjetër front. Militantët palestinezë në Rripin e Gazës kanë vazhduar të hedhin raketa dhe mortaja përgjatë kufirit me Izraelin, që është kundërpërgjigjur me sulme ajrore.


XS
SM
MD
LG