Lidhje

Zgjedhje të reja në Izrael më 17 mars


Ligjvënësit izraelitë kanë rënë dakord të zhvillojnë zgjedhje të reja më 17 mars pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të shpërndajë parlamentin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zyrtarët e partisë vendosën sot datën e zgjedhjeve, një ditë pasi zoti Netanyahu shkarkoi dy ministra të rëndësishëm dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

Anketat e opinionit tregojnë se partia e zotit Netanyahu ka të ngjarë të mbetet në pushtet, duke e lejuar atë të mbajë postin.

Ai tha dje se kërkon një mandat të pastër për të zbatuar politikat e tij dhe se nuk do të tolerojë më një opozitë brenda qeverisë.

XS
SM
MD
LG