Lidhje

Zgjedhje në Izrael


Benjamin Netanyahu tha pak para votimeve se nuk do të mbështesë shtetin e Palestinës nëse mbetet për të katërtën herë në postin e kryeministrit

Në Izrael po zhvillohen votime për parlamentin prej 120 anëtarësh, ndërsa Kryeministri Benjamin Netanjahu kërkon një mandat të katërt. Rreth 6 milionë izraelitë kanë të drejtën e votës në këto zgjedhje, të kërkuara tre muaj më parë nga zoti Netanyahu.

Zoti Netanyahu ishte mes atyre që hodhën votën në Jeruzalem, ku ai paraqiti argumentet e tij se përse duhej të vazhdonte në këtë post.

Benjamin Netanjahu, kryeministër

"Për të parandaluar ardhjen në pushtet të një partie të majtë. Ka vetëm një gjë që duhet të bëjmë, të votojnë për partinë Likud,'' tha zoti Netanyahu.

Por sondazhet para-zgjedhore tregonin se partia konservatore Likud e kryeministrit ishte disa pikë prapa aleancës së qendrës së majtë të kryesuar nga udhëheqësi i Bashkimi Zionist, Isak Herzog. Zoti Herzog votoi në Tel Aviv, dhe e paraqiti veten si alternativë ndaj politikave të zotit Netanyahu.

Isaac Herzog, Udhëheqës i Bashkimit Zionist

"Kjo është një zgjedhje mes ndryshimit dhe shpresës nga njëra anë dhe dëshpërimit e zhgënjimit nga ana tjetër. Kushdo që dëshiron të vazhdojë rrugën e dëshpërimit dhe zhgënjimit, mund të votojnë për zotin Netanyahu. Por kushdo që dëshiron ndryshimin, shpresën dhe një të ardhme më të mirë për Izraelin, të votojë për Bashkimin Zionist nën udhëheqjen time, të më japë mandatin e plotë për të formuar një qeveri të mirë për Izraelin dhe për të ndryshuar drejtimin e vendit drejt një të ardhmeje më të mirë."

Asnjë kandidat nuk pritet të fitojë një shumicë prej 61vendesh në parlament. Ditët e fundit të fushatës u vunë re përpjekje të ethshme për të fituar përkrahje nga partitë e vogla që variojnë nga komunistët dhe arabët tek blloqet e hebrejve ortodoksë.

Zoti Netanyahu e kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve tre muaj më parë, kur përjashtoi partnerët kryesorë të koalicionit. Analistët thonë se këto zgjedhje janë kthyer në një referendum për kryeministrin.

Përpara votimit, zoti Netanyahu e ndryshoi qëndrimin e tij të mëparshëm mbi krijimin e një shteti palestinez. Ai tha dje se kurrë nuk do të mbështesë një shtet palestinez në qoftë se rizgjidhet. Nga ana e tij, zoti Herzog thotë se Izraeli duhet të negociojë me palestinezët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG