Lidhje

Izraeli pezullon kontaktet me BE-në


Izraeli pezulloi kontaktet diplomatike me BE-në, lidhur me procesin problematik të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, si protestë ndaj vendimit të grupit për etiketimin e produkteve të prodhuara në kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor dhe territore të tjera të pushtuara nga Izraeli.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e njoftoi të dielën vendimin, duke thënë se kontaktet me organizmat e BE-së dhe përfaqësuesit e tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë të pezulluara, deri në një rivlerësim të ri nga qeveria izraelite.

Zoti Netanyahu nuk dha hollësi për këtë veprim dhe nuk dihet se cilat institucione do të preken prej tij.

Vendimi ndodh pas një jave tensionesh dipmomatike në rritje me BE-në, bllokimit masiv të tregtisë, që ka patur si synim të ushtrojë presion ndaj Izraelit, që po vazhdon zgjerimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.

XS
SM
MD
LG