Lidhje

Zjarr i madh në Izrael, qeveria kërkon ndihmë nga jashtë


Zjarr i madh në Izrael, qeveria kërkon ndihmë nga jashtë
Zjarr i madh në Izrael, qeveria kërkon ndihmë nga jashtë

Zyrtarët izraelitë thonë se një zjarr i madh që ra në pyll shkaktoi sot 40 të vdekur, shumica e tyre roje burgu, të cilët po udhëtonin me një autobuz, i cili u përfshi nga flakët. Autoritetet thonë se zjarri shpërtheu në rajonin e maleve Karmel, pranë qytetit verior Haifa dhe se u përhap me shpejtësi për shkak të erës së fuqishme.

Sipas njoftimeve të para, shumica e të vdekurve ishin mes 50 pasagjerëve në një autobuz, që po evakuonte njerëz nga burgu Damon aty pranë. Megjithatë, njoftime të mëvonshme nga Izraeli tregojnë se autobuzi ishte i mbushur me roje burgu, të cilët po ndihmonin në evakuimin e rreth 500 të burgosurve, kur u përmbys dhe u përfshi nga flakët.

Sipas njoftimeve nga Izraeli, zjarri që ra në pyll, ndër më të mëdhenjtë në historinë e Izraelit, është jashtë kontrollit. Autoritetet kanë evakuuar disa fshatra pranë. Kryeministri Benjamin Netanjahu tha se ka kërkuar ndihmë për të luftuar flakët nga Rusia, Italia, Greqia dhe Qipro. Ai e cilësoi zjarrin “një fatkeqësi me përmasa të papara”.



XS
SM
MD
LG