Lidhje

Izraeli vazhdon ofensivën në Rripin e Gazës


Izraeli po vazhdon ofensivën kundër militantëve në Rripin e Gazës për të tretën ditë, duke ndërmarrë goditje ajrore vdekjeprurëse në një fushatë për të cilën thotë se ka si synim frenimin e raketave nga Gaza.

Bombardimet ajrore goditën shumë objektiva sot, përfshirë vrasjen e tre personave në një makinë në qytetin e Gazës dhe tetë të tjerë në një ndërtesë në Khan Younis.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur mbi 300 objektiva gjatë natës dhe që nga e marta, numri i objektivave ka arritur në 750. Goditjet ajrore kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 72 palestinezëve.

Raketa të hedhura nga Gaza kanë goditur pjesë të Izraelit qendror dhe jugor, duke turbulluar jetën e banorëve, por që deri tani nuk kanë shkaktuar dëme serioze tek njerëzit.

XS
SM
MD
LG