Lidhje

Izraeli, përforcime në kufi


Ushtria izraelite po dërgon trupa të reja përforcuese drejt kufirit me Gazën, pas shtimit të sulmeve me raketë nga territori palestinez.

Sot avionët izraelitë goditën objektiva në Gazë, ndërsa militantët vazhduan të hedhin raketa në Izraelin jugor. Dhuna ndodh ndërsa janë shtuar tensionet lidhur me vrasjen e një adoleshenti arab në Jeruzalemin lindor, në një vrasje që mendohet të jetë kryer si një gjest hakmarrjeje për vrasjn e tre adoleshentëve izarelitë.

Ushtria izraelite tha se avionët ushtarakë kishin sulmuar 15 qendra terroriste të Hamasit në Rripin e Gazës. Zyrtarët palestinezë thane se në këtë sulm ishin plagosur 10 civilë.

XS
SM
MD
LG