Lidhje

Lindja e Mesme, prishet armëpushimi


Izraeli dhe Hamasi fajësuan njëri-tjetrin për prishjen e një armëpushimi në Gazë, ndërkohë që rifillimi i luftimeve ka shkaktuar dhjetra të vdekur.

Ushtria izraelite thotë se persona të armatosur sulmuan ushtarët që po shkatërronin tunelet e fshehta kufitare pranë qytetit jugor Rafah, rreth një orë pasi kishte hyrë në fuqi armëpushimi i mbështetur nga SHBA dhe OKB-ja. Dy ushtarë izraelitë u vranë. Izraeli dyshon se militantët e Hamasit kanë kapur një nga ushtarët e tij dhe e kanë sjellë në Gazë me anë të një tuneli.

Izraeli kishte njoftuar se do të vazhdonte prishjen e tuneleve prapa vijave të veta mbrojtëse gjatë pushimit të zjarrit dhe tha se sulmi ishte një shkelje "flagrante" e armëpushimit, që duhet të zgjaste tri ditë.

Mediat vendëse njoftojnë se me rifillimin e operacioneve ushtarake izraelite në Gazë armëpushimi ka marrë fund. Zyrtarët palestinezë thonë se gjatë ditës së sotme kanë vdekur të paktën 35 palestinezë. Militantët e Hamasit kanë rifilluar të hedhin raketa në Izraelin jugor.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Gazë, thotë se të dyja palët i kanë ngurtësuar pozicionet dhe se në horizont nuk duket asnjë zgjidhje për t'u dhënë fund luftimeve.

XS
SM
MD
LG