Lidhje

Izraeli rrëzon një raketë lëshuar nga Egjipti


Izraeli rrëzoi një raketë të lëshuar nga Egjipti drejt qytetit Eilat pranë Detit të Kuq, disa ditë pasi militantët fajësuan Izraelin për sulme ajrore që vranë katër luftëtarë në Gadishullin Sinai.

Ushtria izraelite nuk dha hollësi për vendin e origjinës nga ishte lëshuar raketa.

Një grup militant islamik thotë se ka hedhur raketën në kundërpërgjigje ndaj asaj që e quajti sulm ndërkufitar të premten nga Izraeli.

Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza ndërsa Egjipti thotë se forcat e tij ishin përgjegjëse për hedhjen e raketës në drejtim të militantëve.

Rajoni i Sinait verior ka patur rritje të aktivitetit ushtarak që nga kryengritja popullore për rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011, dhe përsëri tani pas rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi.
XS
SM
MD
LG